Rajon
FOTO/ Avioni u rrëzua teksa shuante flakët, ja kush janë dy pilotët që humbën jetën
Konfirmohen të vdekur dy pilotët që ndodheshin në avionin zjarrfikës, që u rrëzua në zonën e Karystos në Greqi, teksa ishin në mision për shuarjen e flakëve.
Mediat greke bëjnë me dije se kanë humbur jetën dy pilotët, Christos Moulas, 34 vjeç dhe Periklis Stefanidis, 27 vjeç. Pas lajmit të trishtë, Forcat e Armatosura kanë njoftuar tre ditë zi në nder të tyre.
Avioni u rrëzua teksa tentonte të shuante flakët në këtë zonë, ndërsa pamjet dramatike janë transmetuar në lidhje direkte në disa media helene.