Bota
FOTO/ Blogerja e njohur ekzekutohet në sy të djalit dhe bashkëshortit
Një blogere braziliane u ekzekutua në sy të familjes së saj gjatë një plaçkitje në Rio de Janiero. 30-vjeçarja, Luana Murta Jardim dos Santos Matins, ishte bashkë me bashkëshortin dhe djalin e tyre 2-vjeçar, kur disa sulmues iu afruan makinës së tyre dhe filluan të qëllonin me armë zjarri.
Autoritetet braziliane janë duke hetuar rastin, teksa dyshohet se mund të ketë qenë tentativë për vjedhje. Por, ndryshe mendon babai i saj, i cili është shprehur për mediat braziliane se e bija ka qenë objektivi i sulmit.
Ai pretendon se vajza është ndjekur nga të dyshuarit para se të hapnin zjarr.
“Nuk ishte tentativë vjedhjeje, ishte vrasje. Askush nuk qëllon në makinë me xhama të mbyllur”, tha babai i viktimës.
Bashkëshorti dhe djali 2-vjeçar arritën të shpëtonin.
Luana kishte rreth 350 mijë ndjekës në rrjetin social Instagram, ku ndante këshilla për fitnes dhe humbje të peshës.