Aktualitet
FOTO/ ‘Briken Sanaj u ekzekutua pranë banesës së Veliajt’
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/11/briken.jpg)
Mbrëmjen e 30 tetorit në Tiranë, në zonën e njohur si “Kodra e Diellit” u ekzekutua 39-vjeçari Briken Sanaj.
I ndjeri sapo ishte kthyer nga një dasmë në Lezhë, kur u ekzekutua me 3 plumba nga një person, ende i paidentifikuar.
Ndërkohë gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se Sanaj u vra pranë banesës së Veliajt, teksa shton se viktima rrinte tek shoku i tij Martin Gjini.
Artan Hoxha:
Ngjarja ka ndodhur 100 m larg banesës së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ka ndodhur në një zonë ku ndodhet edhe Garda. Se atje banon edhe Veliaj, edhe zoti Ilir Meta se e ka me ligj që ruhen. Për të mos folur për ministrat. Personi që është vrarë është Skerdilajd Sanaj. Ka qënë me Martin Gjini, ai e ka emrin Anton Gjini. Kur vinte në Shqipëri rrinte tek shtëpia e shokut të tij, Martin Gjini. Ka ardhur me kushëririn e Martin Gjinit.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)