Connect with us

Pinknews

FOTO/ Dua Lipa sfidon të ftohtin

Dua Lipa u pa e veshur me një pallto të hirtë me detaje të zbukuruara me gëzof rozë teksa doli në New York.

Këngëtarja e muzikës pop, tërhoqi vëmendjen me pallton mbresëlënëse, të cilën e kombinoi me një bluzë të thjeshtë të bardhë dhe pantallona të gjera, shkruan DailyMail.

Këngëtarja shqiptare-britanike mbante me vete një çantë të markës “Chanel”, teksa dilte nga hoteli i saj.

Për aksesorë ajo zgjodhi një varëse me gjerdan dhe zinxhirë argjendi, gjersa kishte aplikuar një manikyr festiv të kuq në gishtërinjtë e saj.

Advertisement