Connect with us

Bota

FOTO/ Elon Musk prezanton ‘ushtrinë’ e robotëve humanoidë Optimus

Elon Musk ka prezantuar dje ushtrinë e tij të robotëve Tesla Optimus që kushtojnë $30,000 paundë secili, duke shfaqur aftësitë e tyre për të ndihmuar me punët e shtëpisë dhe shumë opsione të tjera të fshehura, për një të ardhme të errët të njerëzimit siç është prezantuar shpesh në filma fantastikë si ‘I, Robot’.

Rrjeti Daily Mail shkruan se në pamjet dramatike robotët ecnin ngadalë në një pasarelë teksa të pranishmit qëndronin të habitur në vendet e tyre.

Musk u tha të pranishmëve se mund të afroheshin te robotët dhe t’u kërkonin atyre të mbushin një pije, ose të kryenin punë të tjera shtëpiake, ose thjesht të silleshin si një “shok”.

Ai tha se fillimisht mund të blihet një robot Optimus për $20,000 deri në $30,000.

Robotët e frikshëm janë si për përdorim shtëpiak dhe industrial.

Miliarderi tha se robotët Tesla Bots mund të kryejnë punët e mërzitshme dhe të përsëritura shtëpiake, por komentuesit në rrjet bënin paralelizma me filmin dramatik të vitit ‘I, Robot’ me ngjarje të vendosura në vitin 2035, në një të ardhme të errët robërimi ku robotët mbanin poste shërbimi publik, duke vepruar sipas ligjeve të caktuara për të “mbrojtur” njerëzit.

Rrjedhimisht në film detektivi Del Spooner i policisë së Chicago PD, luajtur nga aktori Will Smith, duke hetuar vdekjen e një shkencëtari që punonte me robotët zbulon një axhendë të gjerë komploti që me anë të robotëve kërkonte robërimin dhe kontrollin e njerëzimit.

“Mos jam vetëm unë që mbaj mend filmin iRobot?’ shkruante një përdorues në rrjetin X, duke iu referuar realitetit makabër të prezantuar në film.

Një tjetër shkruante: “Edhe tani duhet thirrur detektivi Spooner!” duke iu referuar oficerit në film që zbuloi komplotin kundër njerëzimit.

Pjese nga filmi I,Robot

Por Musk thotë se robotët e tij androidë janë të krijuar për të mirën e njerëzimit, edhe pse askush nuk ka prova për këtë.
“Kemi krijuar robotët në formë njerëzore sepse ne jemi mësuar të bashkëveprojmë me humaniodë dy-këmbësh, me dy duar e me dhjetë gishta”, tha Musk.

Roboti Tesla është rreth 1.75 m i gjatë, peshon 60 kg, dhe mund të ngrejë deri në 70 kg, të ecë 10 km, sipas kompanisë, shkruan rrjeti Daily Mail.

Advertisement