Pinknews
Foto/ Flori dhe Liberta në një lidhje
Flori Mumajesi dhe moderatorja Liberta Spahiu duket se janë (sërish) bashkë. Siç mund ta shihni nëpër fotot goxha romantike të postuara në rrjetet e tyre sociale, ata kanë kaluar bashkë festat e fundvitit.
I pari ishte Flori ai që postoi një foto me mbishkrimin, “Pak tinza amo pa kushte. Liberta Spahiu e kuqe.”
Nga ana tjetër, Liberta postoi një foto pranë bredhit të Vitit të Ri. “Më falni se pak jemi vonuar! Me foto te bredhi! Pushime të mbara,” shkruan moderatorja.
Lidhja e Florit dhe Libertës u përfol për herë të parë në vitin 2017. Asokohe, kantautori u shpërngul në Prishtinë dhe u tha se po bashkëjetonin. “Lajmet vijnë e ikin, por njerëzit mbesin,” reagoi në 2017-n Spahiu kur u pyet në një intervistë për “Mirage”. Ata nuk e kanë konfirmuar kurrë lidhjen apo ndarjen e aluduar më vonë.