Pinknews
FOTO: Georgina Rodriguez ekspozon linjat e nxehta
E dashura 28 vjeçare e futbollistit të njohur Cristiano Ronaldo shkëlqeu në fustanin e saj mahnitës duke theksuar belin e hollë ndërsa çarja anash bëri që ajo të shfaqte këmbën e saj.
Ylli dukej më e gjatë me taka argjendi me rripa dhe për aksesorë kishte zgjedhur bizhuteri diamanti që përfshinin vathë shkëlqyes.
Ndërkohë, në shtator u bë e ditur se Georgina do t’u tregojë fansave në serinë e dytë të shfaqjes së saj në Netflix për jetën e saj të begatë dhe sesi familja e saj e dashur e solli atë nga pragu i dëshpërimit pas vdekjes së një prej binjakëve të saj.
Netflix ka konfirmuar se dokumentari me titutll “I Am Georgina” do të rikthehet së shpejti, por ende nuk është shpallur ndonjë datë.
Bukuroshja me origjinë argjentinase dhe partneri i saj prej gjashtë vitesh, të cilët konfirmuan humbjen e foshnjës së tyre më 18 prill, e quajtën vajzën e tyre të mbijetuar Bella Esmeralda.
Kjo vjen pasi Cristiano e përshkroi vdekjen e djalit të tij të porsalindur si ‘momentin më të keq’ të jetës së tij në intervistën e tij më të fundit me Piers Morgan.
Kapiteni i Portugalisë, 37 vjeç, dhe partnerja e tij Georgina zbuluan në mënyrë tragjike se djali i tyre i porsalindur, i quajtur Angel, kishte vdekur gjatë lindjes më 18 prill, por vajza e tij binjake Bella mbijetoi.
“Ndoshta momenti më i keq që kam kaluar në jetën time që kur vdiq babai”, dëgjohet duke i thënë Ronaldo Morganit në klipin promovues të intervistës e cila do të transmetohet në TalkTV.
Ronaldo emocionohet gjersa flet për tragjedinë e tij dhe shton se e kishte shumë të vështirë ta ndante atë me fëmijët e tij që pyesnin vazhdimisht për vëllain e tyre të vdekur.