Lifestyle
FOTO-Halloween…Vajzat VIP ‘joshin’ me kostumet e tyre
TIRANË-Data 31 tetor shënon festën e Halloween! Edhe pse më herët synimi i festës ishin veshjet e frikshme, me kalimin e kohës njerëzit filluan të inspiroheshin nga filmat dhe veshjet u shndërruan në një larmishmëri imitimesh të filmave horror dhe jo vetëm. Halloween duket se është kthyer në një festë tepër të pëlqyer edhe nga personazhe të njohur të muzikës, kinematografisë e modelingut në Shqipëri e Kosovë.
VIP-at shqiptarë shfrenuan imagjinatën duke u veshur si personazhe të njohur, filmash apo dhe këngëtarësh të vjetër.
Motrat Istrefi, u veshën si modelet e Playboy.
Nora, Era dhe Nita Istrefi zgjodhën kostume të ngjashme mirëpo me ngjyra të ndryshme. Era zgjodhi kostumin me ngjyrë rozë, e Nita me ngjyrë të zezë, Nora e zgjodhi atë me ngjyrë të kuqe.
Einxhel Shkira zgjodhi që këtë Halloween të mos ishte e frikshme. Në mesin e shtatzanisë së saj, moderatorja dhe ish banorja e Big Brother VIP, zgjodhi një kostum të ngjashëm me të Dua Lipës. Flokët po ashtu u realizuan sui këngëtarja me origjinë shqiptare.
Elvana Gjata pushtoi rrjetin me veshjen e saj. Këngëtarja me origjinë shqiptare, veshi një fustan të gjatë, të kuq e me xixa. Bjonde dhe me rreth të kuq, Elvana rikrijoi veshjen e këngëtares shqiptare Gili, e cila me këtë veshje këndoi këngën e njohur ‘Xixëllonja’.
Sara Hoxha (partnerja e Ledri Vulës) dhe Armina Mevlani tentuan që të dukeshin të frikshme. Armina ka rikrijuar Morticia Addams, personazh imagjinar nga seritë televizive dhe filmike të familjes Addams.
Arilena Ara zgjodhi që këtë vit të ishte një infermiere e gjakosur. Me një kurorë në kokë, këngëtarja dhe së fundmi moderatorja e ‘Piranja’, dukej sensuale, edhe pse në tërësi ishte e mbuluar nga gjaku.
‘Vajza e James Bond’- ishte tema që zgjodhi këtë vit modelja Trejsi Sejdini. Ajo ngjan mjaft sensuale, teksa në dorë mban dhe një armë.
Kush ju pëlqeu më shumë?