Pinknews
FOTO/ Heidi Klum e veshur me fustan si ujë që rrjedh
Në tapetin e kuq të premierës “Avatar: The Way of Water”, dikush qëndroi brenda temës së filmit aq shumë sa vendosi t’i përshtasë edhe fustanin.
Heidi Klum u shfaq me një fustan të krijuar me pëlhura të ndryshme dhe disa shtresa, në përpjekje për të krijuar idenë e ujit që rrjedh.
Sigurisht, përveç fustanit kaq të veçantë, pjesë e magjepjes janë edhe këmbët dhe krahët e tonifikuar të Klum.
49-vjeçarja duket fantastike, edhe pse komentet për fustanin kanë qenë të ndryshme.
Përveç atyre që e adhuruan dizajnin, por edhe vetë idenë, të tjerë e krahasojnë fustanin me “një tufë letrash” apo me një “rrëmujë”, etj.