Connect with us

Politike

FOTO/ “Hip Hop” dhe valle tradicionale në samitin e BE

Teksa në protestën e PD ka tensione dhe u qëllua me grusht Sali Berisha, në samitin e BE është një atmosferë tërësisht ndryshe.

Liderët e BE kanë dalë jashtë stadiumit të Air Albania, ku janë mbledhur dhe për foton familjare. Liderët europianë po shijojnë dhe një koncert me valle popullore shqiptare, valle klasike apo edhe “hip Hop”.

Liderët janë shfaqur të buzëqeshur, duke treguar se e kanë shijuar shumë shfaqen dhe performancën e të rinjve.
Samiti i bën kryeministrat të kërcejnë, ia kush e shijoi koncertin

Performanca e kërcimit, e organizuar nga fëmijët me rstin e samitit BE-Ballkan Perëndimor, ka bërë që liderët e vendeve më kryesore demokratike të kërcejnë dhe të shijojnë tingujt e muzikës dhe përformancën. Në mes të lajmeve të ndryshme të zellshme ditën e sotme, jo vetëm për samitin, por edhe për incidentin e Berishës, dy nga kryministrat e samitit kanë kërcyer në ceremoni.

Gjatë një performance kërcimi të disa fëmijëve, mes liderëve europianë që kishin veshur petkun e spektatorëve, ata më të entuziazmuarit dukeshin kryeministri i Holandës Mark Rutte, si dhe homologu i tij nga vendi fqinj i Luksemburgut, Xavier Bettel.

Dy liderëve jo vetëm i pëlqeu koreografia, por duket se po i bashkohen me dëshirë  kërcimit, me rezultate jo totalisht të pëlqyeshme artistikisht, siç evidenton edhe korrespondenti i Financial Times Henry Foy, që shpërndau në Tëitter videon simpatike, duke shtuar ironik se  “ja pse politikanet nuk duhen të kërcejnë, dhe t’ia lënë këtë gjë fëmijëve”.

Advertisement