Connect with us

Kronike

FOTO/ I nguli thikën Besmir Ukës pas një sherri banal

Personat që shihni në foto është Besmir Uka dhe Ermir Shabanaj.

Ky i fundit plagosi Ukën pas një sherri banal në një loakl në Sarandë mbrëmjen e 21 tetorit.

Pas ngjarjes, Shabanaj ia mbathi, por u arrestua sot bashkë me bashkëpunëtorin në krim Emiljano Murataj.

Shoku i Shabanaj fshehu krimin e rëndë, ndërsa përgatiti kushtet që të Shabanaj të largohej nga qyteti dhe t’i shpëtonte drejtësisë.

Shabanaj është emër i njohur për policinë pasi më 25 qershor të këtij viti është arrestuar nga policia e Sarandës duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ndërkohë që brenda në mjet iu sekuestrua edhe një thikë, teksa në 2013 ka qenë i arrestuar për vjedhje në Tiranë.

Gjithashtu edhe Uka nuk është emër i panjohur për policinë e shtetit, pasi ai rezulton të jetë i dënuar më parë për “vrasje ne kushtet e vetëmbrojtjes” si dhe ka precedent penale të tjerë, për kërcënim të një të miture me anë të Facebookut, “dhune ne familje”, “drejtim mjeti pa patente” si dhe “vjedhje me dhune ne bashkepunim”.

Advertisement