Connect with us

Rajon

FOTO/ Me heroinë në makinë, arrestohet shqiptari dhe partnerja greke

Një 33-vjeçar shqiptar dhe partnerja e tij 27-vjeçare greke janë arrestuar në Selanik, pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike.

Autoritetet greke kanë gjetur mbi 12 kg heroinë në bagazhin e makinës së çiftit. Hetimet shkuan përtej makinës. Policia greke gjeti edhe 25 parcela me lëndë narkotike brenda një të rezervuari, ku kishte 200 gr heroinë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Mediat greke shkruajnë se ndaj shqiptarit rëndon edhe akuza e grabitjes.

Çifti u dërgua në prokurorinë e Selanikut ku priten të marrin edhe dënimet përkatëse nga drejtësia greke.

Advertisement