Connect with us

Pinknews

FOTO/ Kejvina Kthella kapet ‘mat’ me të dashurin e ri

Kejvina Kthella është ndër personazhet më të lakuar në shtypin rozë. Kjo jo vetëm nga postimet provokuese por edhe për shkak të jetës së saj private.

Edhe së fundmi modelja seksi po bëhet kryefjalë në mediat rozë, pasi është fotografuar me të dashurin misterioz në Prishtinë.

Kevina2

Kujtojmë se pak kohë më parë modelja i dha fund lidhjes së saj me një biznesmen shqiptar. Ajo ishte shfaqur shpesh krah tij në rrjetet sociale dhe ndonëse zgjidhte t’ja mbulonte fytyrën, modelja konfirmoi këtë histori dashurie që e jetonte mes Tiranës dhe Dubait. Por pa u mbushur viti nga postimet gjithë dashuri, edhe kësaj lidhjeje i ka ardhur fundi.

 

 

Modelja ka fshirë nga Instagrami foto me të dashurin e saj dhe ka vijuar jetën e saj mes angazhimeve si modele dhe udhëtimeve të shumta. Udhëtimi i fundit i saj në Dubai, daton në fund të vitit, kur shijoi atmosferën e festës atje.
E duke e njohur natyrën e saj diskrete sa i përket jetës private, vështirë se bjondja seksi do të zgjedhë të flasë rreth kësaj çështjeje, duke mbyllur kështu në heshtje një histori, që fillimisht dukej si një dashuri e madhe mes çiftit.

Kejvina2

Kush ishte biznesmeni milioner

Do të ishte ditëlindja e saj, kur Kejvina publikoi një tjetër pozë me partnerin e saj të ri. Një jaht i mbushur me lule, dhurata, shampanjë ishte surpriza që i dashuri milioner i kishte përgatitur si dhuratë. Nga aq sa kemi mundur të mësojmë, raporton GSH, djali në fjalë gëzon një pasuri të madhe dhe e ka luksin të surprizojë partneren e tij jo vetëm për ditëlindje, por edhe në ditë të zakonshme.

Pushimet në Dubai, dhurata luksoze, surprizat kanë qenë kryefjalë e kësaj lidhjeje për modelen simpatike. Partneri i saj jetonte mes Shqipërisë, Europës dhe Dubait, duke u njohur në rrethin e miqve si një pasanik që e shijon jetën e luksit.

Advertisement