Kronike
FOTO/ Kontrolli i policisë në Manzë, ky është 70-vjeçari që vdiq
Ky është Ali Mostashari, 70-vjeçari i cili mbeti viktimë gjatë përplasjes së sotme mes opozitës iraniane dhe policisë.
Pas pothuajse 4 orësh përplasje me policinë, iranianët kanë mbyllur protestën, e gjithë rrëmuja u shkaktua pas një urdhër të SPAK për të zbarkuar në kampin e MEK në Manzë. Me foton e të ndjerit në duar kanë dalë në kangjellat e derës së rrethimit të kampit të MEK në Manëz, ndërsa premtojnë se do të kërkojnë drejtësi për zhvillimet e paradites së sotme.
Ditën e sotme, për rreth 4 orë forca të shumta të Policisë së Shtetit, përfshire edhe forcat RENEA zbarkuan për herë të parë, në kampin e MEK në Manzë të Durrësit, ku janë të strehuar anëtarë të opozitës iraniane. Operacioni është kryer me urdhër të GJKKO, pas kërkesës së SPAK, pra totalisht legjitim, ndërsa forcat e policisë shqiptare janë hasur edhe me rezistencën e iranianëve brenda në kamp. Urdhrin për kontrolle e ka lëshuar GJKKO, pas dyshimeve për terrorizëm dhe sulme kibernetike. Sipas muxhahedinëve viktima kanë mbetur 2 persona. Policia shqiptare ka mohuar të ketë viktima./Dosja.a