Kronike
FOTO/ Krimi i dyfishtë në Gramsh, kufoma ende në oborr

Dalin pamjet e para nga vendi ku ka ndodhur krimi i dyfishtë në fshatin Tervol, ku 80-vjeçari Xhevit Sinani, vrau me spatë bashkëshorten e tij, Zeqine Sinanin dhe vëllain Shaqir Sinanin. Sipas policisë, 80-vjeçari fillimisht vrau bashkëshorten e tij, Zeqinen, e cila ndodhej në banesë, e më pas ka ndjekur të vëllanë rreth 1 km larg shtëpisë duke e qëlluar dhe atë për vdekje.
Siç duket edhe nga fotoja e mësipërme, në oborr ende ndodhet trupi i viktimës, i cili është mbuluar me një batanije, derisa të përfundojë puna e ekspertëve për të zbardhur të plotë dinamikën e ngjarjes.

