Connect with us

Kosova

FOTO/ Kurti, pjesëmarrës në Forumin e Sigurisë në Varshavë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të jetë pjesëmarrës në Forumin e Sigurisë së Varshavës. Lajmin e ka njoftuar ditën e sotme Forumi i Sigurisë së Varshavës përmes një postimi në llogarinë në “X”.

Më tej në njoftim theksohet se Kurti do ti bashkohet Forumit si Kryetar i FSV2024”. Forumi mbahet më 1 dhe 2 tetor në Poloni.

“Jemi të emocionuar të njoftojmë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të na bashkohet si Kryetar i FSV2024”, thuhet në njoftim.

Advertisement