Kronike
FOTO/ Ky është biznesmeni që u vra sot në Shëngjin
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shëngjin ditën e sotme ku të shtënat me armë zjarri i kanë marrë jetën biznesmenit Ardjan Nikulaj.
Ngjarja ka nodhur në lokalin “Coral” në pedonale të Shëngjinit, e cila është në pronësi të viktimës.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e dinamikës së vrasjes së biznesmenit.
Viktima ka qenë kandidat për deputet zgjedhjet parlamentare në 2021-shin, si edhe në listat për këshillin bashkiak të Lezhës në zgjedhjet vendore të 14 majit.