Connect with us

Politike

FOTO/ Nga Ristani te Ibrahimaj e Ndreca, Rama zhvilloi sot takim me përfaqësuesit e Bashkisë dhe deputetët e zgjedhur të kryeqytetit

Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e sotme një takim me të gjithë drejtorët e bashkisë Tiranë dhe deputetët e zgjedhur socialist për kryeqytetin. Mësohet se Rama u ka thënë drejtorëve të bashkisë dhe ligjvënësve të rinj se nuk ka ankesa për ta.

Ai ka shtuar se duhet të ndahen në grupe pune në terren për te parë problematikat. Ai ka kërkuar të bëhet kujdes me zënien e trotuareve duke shtuar se “Tirana s’mund të bëhet si Vlora”. Kreu i qeverisë mësohet të ketë thënë gjithashtu se IMT dhe INUK duhet të jenë në lartësinë e duhur.

Nga fotot e mëposhtme dallohen disa nga pjesëmarrësit në takim siç ishte kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë Anuela Ristani, ministri Arbian Mazniku, ministrja Delina Ibrahimaj, deputeti aktual Plarent Ndreca etj.

FOTO/ Nga Ristani te Ibrahimaj e Ndreca, Rama zhvilloi sot takim me

FOTO/ Nga Ristani te Ibrahimaj e Ndreca, Rama zhvilloi sot takim me

FOTO/ Nga Ristani te Ibrahimaj e Ndreca, Rama zhvilloi sot takim me

Advertisement