Connect with us

Kronike

FOTO nga vendngjarja/ Plagosja me armë, zbardhen identitetet e autorit dhe të plagosurit

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Alliasit në Tiranë. Pas një konflikti për motivë të dobëta, 38-vjeçari Korado Teodori ka plagosur në këmbë 31-vjeçarin Sandrino Baci.

Ky i fundit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është shpallur në kërkim dhe policia po punon për kapjen e tij.

Po ashtu kanë dalë dhe pamjet e para nga vendi i ngjarjes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Advertisement