Connect with us

Aktualitet

FOTO/ Pedagogu shpërthen në lot në studio

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi është përlotur teksa fliste për protestën e zhvilluar prej ditësh. I ftuar në “Frontline”, Kovaçi u prek dhe tha se përveç rritjes së pagave, ai e sheh si protestë për dinjitet, pasi pas 28 vitesh punë, nuk pranon të paguhet me të njëjtën rrogë. I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse nuk dalin më pedagogë në protestë, Kovaçi tha se ao do të vijojë i vetëm.

Pjesë nga biseda: 

Sandër Kovaçi: Unë e kam marrë parasysh, do protestoj vetëm unë, do tu them të gjithë studentëve, unë jam në protestë dhe nuk do të ndaloj. Por, unë jam i bindur që nuk do të jem i vetëm në shesh. Nuk do më lënë vetëm (preket)

Marsela Karapanço: Profesor ju shoh të prekur…

Sandër Kovaçi: Jam, nuk mundem (mbulon sytë)….Unë e konsideroj një protestë për dinjitet, një protestë për të drejtat e mia dhe kjo nukdo të thotë që të ndalim protestat për shkak të presionit.

 

FOTO-MOMENTI/ Pedagogu shpërthen në lot në studio: Do protestoj i

Advertisement