Connect with us

Aktualitet

FOTO/ Shqiptari me 2 grekë rrëmbejnë biznesmenin e kriptomonedhave

Një biznesmen i kriptomonedhave dhe shitjes së automjeteve luksoze të bazuara në Costa del Sol, ka përjetuar ato që mund të kenë qenë orët më të këqija të jetës së tij këtë javë. Sipas mediave të huaja, tre persona – dy grekë dhe një shqiptar, të arrestuar këtë të mërkurë nga Policia Kombëtare në qytetin turistik të Benalmádena në Malaga -pasi dyshohet se e kishin rrëmbyer dhe kërkuan një milion euro për lirimin e tij. Rrëmbimi u zbardh për 5 orë, pika “kyçe” ishte fotografia e pengut që iu dërgua dikujt.

Operacioni që rezultuar në lirimin e viktimës në gjendje të mirë shëndetësore, përveç disa të nxirave, pasi një mik i biznesmenit të rrëmbyer, i cili është paraqitur në Komisariat dhe ka lajmëruar agjentët për atë që po ndodhte. Ai u shpjegoi atyre se kishte marrë një telefonatë nga Budapesti (Hungari) duke i thënë se një mik i përbashkët po mbahej peng në Spanjë dhe i kërkonte që urgjentisht t’i vinte në dijeni policisë spanjolle faktet.

Telefonuesi nga kryeqyteti hungarez kishte marrë disa fotografi dhe audio nga celulari i viktimës në të cilat ata i kërkonin të paguante një milion euro si hap paraprak dhe thelbësor për lirimin e tij. Ndër fotografitë që rrëmbyesit e dyshuar i dërguan mikut të të rrëmbyerit ishte edhe “një imazh shqetësues” në të cilin biznesmeni i ri shihej i shtrirë në tokë me një pistoletë të drejtuar drejtpërdrejt në kokë.

Por fati ishte në anën e viktimës, e cila nuk ngurroi të përfitonte nga një neglizhencë e rrëmbyesve të tij për të dërguar një fotografi që tregonte pjesën e jashtme të vendit ku po mbahej kundër vullnetit të tij. Imazhi, i marrë nga një dritare brenda pronës, do të lejonte më vonë agjentët spanjollë të zbatimit të ligjit të identifikonin banesën në fjalë.

Pas lokalizimit të pronës, një vilë luksoze me tre kate në Benalmádena, oficerët e policisë rrethuan shtëpinë dhe prisnin momentin e duhur për të hyrë dhe për të shpëtuar biznesmenin. Tre të arrestuarit, 35, 36 dhe 54 vjeç,  ndodhen në paraburgim në stacionin e policisë së Malagas.

Shqiptari bashkëpunon me 2 grekët! Rrëmbejnë biznesmenin e

Advertisement