Connect with us

Kronike

FOTO/ U plagos aksidentalisht në atentatin e Vlorës, ky është Armand Spahiu

Personi në foto është 35-vjeçari Armand Spahiu, tregtar shumice i fruta perimeve, i cili u plagos aksidentalisht gjatë atentatit mafioz në Vlorë një natë më parë, 18 dhjetor. Spahiu, ka marrë një plumb në këmbë, ndërsa shënjestra e atentatit Kevin Hajrulla u transportua në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë pasi ka marrë plagë të shumta në trup.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:30 (18 dhjetor 2024) në lagjen 24 maj’ në afërsi të postës së Çoles. Autorët pritën të parkojë një Benz ngjyrë gri, me të cilin ka qenë duke lëvizur dhe më pas gjuajën breshëri plumbash në drejtim të tij. Pas atentatit, Kevin Hajrulla është nxjerrë nga makina nga kalimtarë të rastit dhe është dërguar në spital. E gjithë zona ku ndodhi atentati ka kamera sigurie që mendohet se kanë filmuar skenën, por dhe lëvizjet e autorëve.

Advertisement