Rajon
FOTO/ Vrau serben, autori dyshohet se fshihet në Shqipëri
Jetmir G, 24-vjeçari shqiptar nga Mali i Zi është i dyshuari kryesor për vrasjen e studentes serbe Ivana K. Ngjarja ka ndodhur në një banesë me qira në Zvezdara më 23 dhjetor të vitit të kaluar. Ndaj tij është lëshuar urdhër ndërkombëtar, por policia në Mal të Zi nuk e ka gjetur në adresën ku ishte regjistruar.
‘Policia ka dalë në terren, por i dyshuari nuk ka qenë në adresë. Kërkimet vazhdojnë dhe Jetmir G. tashmë është në kërkimin e kuq të Interpolit‘- thotë një burim për ‘Kurir’.
Sipas ekspertëve, janë dy rrugë shpëtimi që Jetmiri mund të kishte përdorur. Ai dyshohet se ka kryer këtë krim për motive të ulëta, xhelozi, prandaj ka shumë të ngjarë që të dënohet me burgim të përjetshëm.
Ai dyshohet se mund të jetë fshehur në Kosovë ose në Shqipëri.
Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka zbuluar detajet e vrasjes. Jetmiri ka qëndruar në banesën e Ivanës 12 ditë para se t’i merrte jetën dhe më 23 dhjetor e ka mbytur duke i mbuluar me dorë gojën dhe hundën. Supozohet se ata ishin në një lidhje romantike, por shumë njerëz të afërt të saj nuk dinë asgjë për lidhjen e tyre.
‘Nuk besoj se kanë qenë në një lidhje. Ivana me siguri e ka pritur si mike sepse kjo është marrëdhënia që mbizotëron mes alpinistëve – tha së fundmi shoqja e Ivanës për Kurir.
Trupi i saj u gjet nga familjarët e saj një ditë më vonë dhe prova kryesore mbi të cilën prokuroria do të bazojë aktakuzën është ADN-ja e Jetmirit nën thonjtë e viktimës.