Kronike
FOTO+EMRI/ Ekzekutohet shqiptari në Kanada
Një 26-vjeçar shqiptar u vra në Kanada të shtunën. Policia tha se ka arritur të identifikojë viktimën, një shqiptar i quajtur Granit Ahmeti. Ai punonte në një kompani karrotrecësh në Otava. Policia tha se vrasja është një incident i izoluar dhe nuk ka rrezik për sigurinë publike. Autoritetet thanë se po hetojnë për ndonjë aktivitet të dyshimtë në këtë zonë. Një faqe komunitetit shqiptar në Kanada postoi homazhe për të riun. Kurse kompania e karrotrecëve ku ai punonte dhe ishte pjesërisht edhe pronar, tha se ai ishte një një i ri mbushur me energji që e dashuronte jetën.