Sport
FOTO+EMRI/ Futbollisti italian vret ish të dashurën
Një futbollist i kategorive të ulëta të futbollit italian dhe ish-model nga Senigallia është arrestuar, pasi ka vrarë ish të dashurën e tij.
Sipas mediave në Bolonja ku ka ndodhur ngjarja, pavarësisht se një urdhër ndalimi ishte lëshuar nga gjykata për Giovanni Padovanin që të mos i afrohej banesës së 56-vjeçares Alessanda Matteuzzi, ai e theu ligjin dhe shkoi për t’’i marrë jetën duke e goditur me çekiç.
26-vjeçari po e priste Sandrën jashtë shtëpisë së saj në periferi të Bolonjës. Ai mbërriti në orën 19:00 dhe qëndroi në stacion deri në orën 21:00 kur ajo u shfaq në derë dhe fillimisht i bërtiti, ndërsa më pas e goditi për vdekje dhe e la të pajetë në trotuar.
“Ajo po fliste në telefon me mua. Ajo doli nga makina dhe filloi të bërtiste: jo Giovanni, jo, të lutem, ndihmë. Isha në telefon, menjëherë thirra karabinierët që mbërritën me shpejtësi. Unë jetoj 30 kilometra larg. Në fund e goditi për vdekje”, rrëfue motra e viktimës për mediat.
Me të mbërritur policia, Padovani është vetëdorëzuar dhe është arrestuar me akuzën e vrasjes me dashje.
Kur lajmi u përhap mëngjesin e sotëm, fqinjët e Sandrës thanë, përpara një trotuari që mbante ende gjurmët e krimit, se Padovani kishte pasur një lidhje me 56-vjeçaren.
Pasi raporti kishte përfunduar dhe i riu është refuzuar vazhdimisht prej saj, ai kishte filluar ta përndiqte, deri në atë pikë sa Alessandra e kishte denoncuar, duke marrë një vendim kufizimi për Padovanin.
I lindur në Senigallia (në provincën e Ankonës), Padovani ka patur një karrierë të shkurtër në Serinë D, ku luajti për Troina Calcio, Giarre dhe tani luante për klubin siçilian Sancataldese.