Connect with us

Politike

FOTOLAJM/ Protesta e opozitës, mbi 1200 policë dhe forca të sigurisë, ja si është blinduar godina e Kryeministrisë

Opozita ka organizuar një protestë mbrëmjen e sotme para godinës së Kryeministrisë, ndërsa mbi 1200 policë dhe forca të sigurisë janë angazhuar për ruajtjen e rendit dhe sigurisë.

Ashtu si edhe në protestat e mëparshme, edhe në këtë që pritet të nisë në orën 20:00, përveç trupave të policisë së Tiranës, janë angazhuar edhe efektivët e Repartit Shqiponja, si dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë. Policët janë pajisur me skafandra dhe mburoja, një masë kjo që zakonisht përdoret në rastet e precipitimit të situatave gjatë tubimeve apo protestave.

Fotot e mëposhtme tregojnë atë se çfarë ka ndodhur, dhe përqëndrimin e lartë të forcave të rendit në atë që konsiderohet si perimetri i sigurisë, rreth godinës qeveritare.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
Advertisement