Pinknews
FOTOT: Shfaqje me pullë të kuqe në TV Klan
Luana Vjollca, pas një viti pushimi, është rikthyer në ekran, këtë radhë në TV Klan.
Dhe si zakonisht, bën një si tip shou, që s’merret vesh çfarë është dhe çfarë qëllimi ka, por që ka në qendër të vëmëndjes pikërisht atë.
Në këtë gjënë që s’di çfarë emri t’i vësh, Luana zakonisht shfaqet më shumë si pornostare, se sa si moderator.
Për këtë, mjafton të shohësh vetëm veshjen e saj.
Në daljen e fundit ndërkohë, sit ë mos mjaftonte Luana, një prej të ftuarave, këngëtarja Semi Jaupaj, është shfaqur pothuajse e zhveshur.
Fatkeqësisht, televizionet shqiptare, duke kopjuar keq ato italiane, duket se janë duke degraduar përditë e më shumë dhe tashmë fokusi gjithmonë e më shumë është tek imazhi, jo tek përmbajtja.