Kronike
FOTOT/ U vra pas dhunës nga agresori, zbardhen fjalët e fundit të viktimës
Personi që shihni në fotot e mëposhtme është 55-vjeçari Armando Meshau, i cili humbi jetën pas një konlikti për motive pronësie në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur në një qendër interneti, pranë gjykatës së Vlorës. Sipas policisë, dy personat janë konfliktuar me grushte dhe Armando Meshau ka humbur jetën pas dhunës fizike. Blutë e qytetit bregdetar kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij.
“Rreth orës 11:45, në lagjen “Hajro Çakërri”, në një qendër interneti, 2 shtetas janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe gjatë konfliktit shtetasi A. M., rreth 55 vjeç, për shkak të dhunës fizike (goditjeve me grushte), ka humbur jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Nga veprimet e shpejta është bërë identifikimi i autorit dhe vijon puna për kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.”, thuhet në njoftimin.
Dinamika e sherrit
Burime bëjnë me dije se Armando Meshau ka qenë në qendërn e internetit për të printuar disa dokumente dhe mësohet se aty ka nisur debatin dhe me autorin, i cili ka qenë i pranishëm në ato ambiente.
Po të njëjta burime bëjnë me dije se debati ka degjeneruar me grushta ku shkaku ka qënë një banesë. Mësohet se autori gjatë debattit e ka ofenduar Armando Meshaun, teksa ky i fundit i është drejtuar me fjalët: “S’ke për ta marrë apartamantin me fjalë banale”.
Ndërkohë që autori në këtë moment e ka qëlluar dy herë me grusht në fytyrë dhe nga goditja personi ka rënë pa ndjenja duke humbur dhe jetën.
Autori është shpallur në kërkim nga policia, ndërkohë që identifikimi i tij ka qenë i lehtë për shkak se e gjithë zona ka qenë e monitoruar nga kamerat e sigurisë. Armando Meshau ishte një emër i njohur në fushën e ndërtimit në Vlorë.