Aktualitet
FOTOT/ Vala e të nxehtit, ja si po e përballojnë qytetarët e Tiranës
Vendi ynë është përfshirë në valën e të nxehtit, ku termometri ka shënuar mbi 40 gradë Celcius.
Banorët me çadra, kapele dhe ujë në duar, duket se kanë gjetur mënyrat si të përbalojnë valën e të nxehtit që ka prekur edhe Shqipërinë.
Në imazhet e siguruara disa prej qytetarëve shihen të freskohen në shatërvanët që ndodhen në sheshin “Skënderbej”, apo në stacionet freskuese.