Connect with us

Bota

Franca gati për më të keqen, protestuesit nisin shkatërrimet në të gjithë vendin

Teksa Franca përgatitet për atë që pritet të jetë një natë tjetër dhune dhe përçarje këtë të premte, ka pasur plaçkitje dhe shkatërrime në të gjithë vendin.

Presidenti francez Emmanuel Macron u ka kërkuar prindërve që t’i mbajnë fëmijët larg trazirave, duke theksuar se disa nga pjesëmarrësit ishin “shumë të rinj”, që u përhapën në të gjithë Francën pas vrasjes fatale nga policia të një shoferi 17-vjeç.

Pas një takimi me ministra të lartë, Macron pohoi se platformat e mediave sociale si Snapchat dhe TikTok luajtën një “rol të konsiderueshëm” në nxitjen e akteve të dhunës gjatë trazirave të kësaj jave.

Macron tha se qeveria e tij do të punojë me kompanitë e teknologjisë për të vendosur procedura për “heqjen e përmbajtjes më të ndjeshme”. Ai nuk specifikoi përmbajtjen, por tha se pret një “frymë përgjegjësie nga këto platforma”.

Advertisement