Politike
Franca jep 60 mln euro kredi për ujësjellësin e Durrësit
Firmosja e marrëveshjes për financimin e rrjetit të Ujësjellësit Durrës, mes Qeverisë Shqiptare dhe Agjencisë Franceze të Zhvillimit, me sekretaren franceze të Shtetit për Çështjet Europiane, Laurence Bonne. Franca jep 60 mln euro kredi dhe 1 mln uero grat për asistencë. Kryeministri Edi Rama u shpreh se ky investim do arrijë të mundësojë transformimin e qytetit.
“Dua të shpreh kënaqësinë për këtë marrëveshje të rëndësishme e paraprirë qysh në krye të herës por e realizuar tani. Për të ndërhyrë me një investim masiv në Durrës që mundëson një transformim të ujësjellësit të Durrësit. Kujtojmë se kur tragjedia e 26 nëntorit ndodhi, Presidenti i Macron ishte i pari që u interesua, ishte nga ata kolegë evropianë në ato ditë të vështira pyeste për ecurinë e kërkim shpëtimeve. Angazhoi një trup e cila erdhi në Shqipëri. Dhe më pas, presidenti u angazhua personalisht duke përfshirë Francën në grupin e vendeve që premtuan mbështetje financiare. Dhe ja ku jemi sot, ku rrëzojmë një proces të gjatë dhe domethënës. Janë fonde që një pjesë e tyre janë futur në procesin e zbatimit me programin e BE për shkolla çerdhe etj.”- tha Rama.