Bota
Franca nën alarm, goditet me thikë për vdekje mësuesi në një shkollë
Franca është vënë në alarm pasi një burrë goditi me thikë për vdekje një mësues dhe plagosi rëndë tre të tjerë në një shkollë të premten. Muzeu i Luvrit, më i madhi në botë, mbylli këtë të shtunë dyert për arsye sigurie pas kësaj ngjarje .
Një zëdhënëse e Luvrit, muzeu më i madh në botë, i tha AFP-së se kishte marrë një mesazh me shkrim ku thuhej se ekzistonte një rrezik për muzeun dhe vizitorët e tij.
“Ne kemi vendosur në kontekstin aktual kombëtar të një alarmi “sulmi urgjent” që ta evakuojmë dhe ta mbyllim atë për ditën, ndërkohë që ne kryejmë kontrollet e nevojshme,” tha zëdhënësja, shkruajnë mediat e huaja.
Policia në Arras arrestoi sulmuesin e dyshuar, Mohammed Moguchkov, i cili kishte thirrur frazën arabe “Allahu akbar!” Autoritetet kanë sugjeruar një lidhje të mundshme me dhunën e vazhdueshme në Lindjen e Mesme, me presidentin Emmanuel Macron që dënon një akt të “terrorit islamist”. Luvri tha se vizitorët që kishin rezervuar një biletë për atë ditë do të rimbursoheshin.