Connect with us

Bota

Franca nën choc pas ngjarjes tragjike

Rasti i Lolës është një ngjarje tragjike që po trondit opinionin publik francez dhe po përçan politikën. Të djathtët akuzojnë të majtët dhe anasjelltas

Eshtrat e vajzës së vogël u gjetën në një bagazh jashtë ndërtesës ku ajo jetonte me familjen e saj në veri-lindje të Parisit. Trupi i saj kishte shenja torture dhe përdhunimi. Ekzekutuesi i saj  është një 24-vjeçar i pastrehë, i cili përfundoi në pranga dhe akuzohet për “vrasjen e të miturës 15 vjeçare’, përdhunim, torture dhe akte barbarie”

Për itharët e politikave anti emigratore, vrasësi i Lolës nuk duhej të ishte në Francë por në vendlindjen e tij. Ai ishte emigrant i parregullt në territorin francez dhe kishte marrë urdhër dëbimi që prej 21 shtatorit.

Për rastin, në Asamblenë Kombëtare është zhvilluar një debat mjaft i rëndë mes Marine Le Pen, e ekstremit të djathtë dhe kryeministres Élisabeth Borne

Këtë të mërkurë ishte planifikuar një demonstratë e heshtur për nder të Lolës, por gjithçka u anulua me kërkesë të familjes, ndërsa një marshim në kujtim të saj për të enjten mbetet i konfirmuar.

Advertisement