Connect with us

Bota

Franca nuk gjen qetësi, ngrihet alarm për tjetër sulm terrorist

Një shkollë e mesme në Francën veriore, ku një mësues i frëngjishtes u godit për vdekje të premten e kaluar, u evakuua të hënën në mëngjes pas një alarmi për bombë, raportojnë mediat e huaja. Nxënësit dhe mësuesit u evakuuan me shpejtësi nga shkolla e mesme “Gambetta” rreth orës 10:30.

Alarmi për bombë erdhi nga një mesazh përmes internetit, tha prefektura Pas-de-Calais. Prefekti ishte në vend dhe urdhëroi evakuimin e objektit. Ekspertët e asgjësimit të bombave undodhën po ashtu në vendngjarje.

Më 13 tetor, Mohammed Moguçkov vrau Dominique Bernard, një mësues letërsie, jashtë shkollës Gambetta-Carnot në Arras dhe plagosi tre anëtarë të tjerë të stafit mësimor, duke lënë njërin prej tyre të plagosur rëndë. Moguçkov është arrestuar nga policia dhe Franca ka hapur një hetim anti-terrorist.

Advertisement