Connect with us

Kosova

‘Franca, tradhtarja e Kosovës’/ Publicisti befason me detaje, përmend disa dosje

Publicisti nga Gjermania, Idriz Zeqiraj duke folur mbi presionin për themelimin e Asociacionit dhe disa kërkesa të ndërkombëtarë ndaj Kosovës, tha se pavarësisht që krerët e Unionit Europian ia sollën në tavolinë Kosovës draft-statutin, pothuajse, “merre ose lëre”, shtetarët në Prishtinë nuk i shfrytëzuan mundësitë ligjore për kundërvënie ndaj pretendimeve territoriale të shtetit serb.

“Është e çuditshme, dhe po aq e tmerrshme, pse Kosova, respektivisht, shtetarët, pushtetarët, intelektualët e mirëfilltë të Kosovës, nuk i shfrytëzojnë, madje, as për së afërmi, mundësitë ligjore e faktike, për kundërvënie pretendimeve territoriale dhe favoreve tjera të Serbisë, pas pushtimeve dhe vrasjeve masive të shqiptarëve, një shekull e gjasmë radhazi?!” – deklaroi Zeqiraj, teksa dhe përmendi faktin se si OKB deklaroi se marrëveshjet nga viti 1990-1999 të Millosheviçit nuk janë më valide, por ndërkohë që ndërkombëtarë po kërkojnë me ngulm që Qeveria e Kosovës t`i bart marreveshjet mbi pronësinë apo dhe kadastrimin e Manastirit.

Gjithashtu, publicisti përmendi një deklaratë të shefit të shërbimit sekret francez, kur deklaronte se Hashim Thaçi është agjent i tyre.

“Shefi i Shërbimit Sekret francez, Pierre Seramy, në televizionin – CANAL +, – ka deklaruar, publikisht, se Hashim Thaçi është agjent i Francës. I rekrutuar nga  agjenti Arnaud Danjean, dhëndër i Serbisë, në vitet `90” – tregoi analisti.

Në vazhdim, publicisti tha se është e tmerrshme se si gjatë këtyre viteve Parlamenti i Kosovës nuk po i shpall të pavlefshme vendimet e kohës së Millosheviçit dhe aprovimet e tyre nën trysninë e Thaçit.

Ai tha gjithashtu se duhen rikujtuar disa gjëra të Macronit, duke përmendur një të keqe të madhe që Franca i ka bërë Kosovës.

“Macron ka qene në dijeni për rekrutimin e Hashim Thaçit, prandaj, Franca ka fajësi direkte për të gjitha “të bëmat” e tij, konkretisht, vënien e Hashimit në shërbim të Serbisë. Kosova nuk ia kishte borxh këtë të keqe të madhe Francës.

 Hashim Thaçi, me shokë, për llogari të Serbisë dhe i shantazhuar me dosje të krimeve të bollshme, pasojat e kësaj tradhtie, po i vuan Kosova dhe populli i saj. Tradhtia nuk ka brirë!” – potencoi Idriz Zeqiraj.

Advertisement