Connect with us

Kosova

Franca udhëheq “rezistencën” në BE kundër heqjes së masave ndaj Kosovës

Franca ka udhëhequr përpjekjet brenda Bashkimit Evropian për ta ngadalësuar procesin e heqjes së masave ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës pas shpërthimit të tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe në verën e vitit 2023.
Së paku kështu ka raportuar të martën redaktori për Evropën i Radios Evropa e Lirë në Pragë, Rikard Jozwiak, i cili, duke cituar burime diplomatike brenda institucioneve evropiane, ka bërë të ditur se kjo çështje është trajtuar së fundmi në Bruksel.
Të mbështetur nga Hungaria, Italia, Spanja dhe Sllovakia, francezët janë siguruar që BE-ja të mos lëvizë drejt heqjes së masave para zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, pavarësisht se ekziston konsensus mes vendeve anëtare se Kosova ka ndërmarrë veprime të mjaftueshme për deeskalimin e situatës në veri.
Këto vende kanë qenë gjithashtu vendimtare para dy vitesh, kur Serbia shmangu sanksionet e BE-së pas sulmit terrorist të paramilitarëve serbë të mbështetur nga Beogradi në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, ku vdiq një polic i Kosovës.
Ndryshe, pavarësisht ishin vendosur në mënyrë të njëanshme nga kryediplomati i atëhershëm evropian, Josep Borrell, heqja e tyre kërkon miratimin e 27 shteteve antëtare, duke shtyrë mbylljen e këtij kapitulli negativ në raportet Bruksel-Prishtinë.

Advertisement