Connect with us

Aktualitet

Francë, mjeku vriste pacientët për t’u hakmarrë ndaj kolegëve me të cilët kishte konflikte! Çfarë zbuluan hetimet

Një rast i paprecendentë po trajtohet në një gjykatë në Francë. Një ish-anestezist është në gjyq për helmimin e dyshuar të 30 pacientëve, 12 prej të cilëve vdiqën gjatë operacioneve, thanë prokurorët.

Pas një hetimi shtatëvjeçar, dy prokurorë kanë nënshkruar urdhrin për të dënuar Freneric Pessier, 52 vjeç, në Gjykatën Penale të Dube.

Pessier, i cili është deklaruar i pafajshëm, përballet me burgim të përjetshëm.

Advertisement
Rasti doli në dritë kur një anestezist në një nga klinikat e qytetit informoi autoritetet për tre arreste kardiake “të pashpjegueshme” të pacientëve gjatë operacioneve.

Besohet se midis 10 tetorit 2008 dhe 20 janarit 2017, Pessier kontaminoi serumin e pacientëve në dy klinika private në Besançon për t’i shkaktuar ata në arrest kardiak dhe për t’i ringjallur, duke demonstruar kështu aftësitë e tij. Në të njëjtën kohë, ai donte të prishte reputacionin e kolegëve të tij me të cilët kishte rënë në konflikt.

Në shumicën e rasteve, ekspertët thanë se kishte “prova të forta” se doza të larta, madje edhe fatale, u jepeshin pacientëve që shkonin për operacione në dy klinikat. Shpesh, operacionet që bënin nuk ishin serioze.

Një dimension tjetër është se objektivi i të pandehurit nuk ishin vetë pacientët, por mjekët me të cilët Pessier kishte mosmarrëveshje, sqaroi prokurori i çështjes.

“Ai ndërhynte kur kishte një bllokim dhe gjithmonë e gjente zgjidhjen,” thanë ish-kolegët e tij. Ai “besonte se ishte më i miri” dhe “kishte krijuar imazhin e shpëtimtarit”. Në rastet kur pacientët vdisnin, ai ishte në konflikt të hapur me kolegët e tij që po humbisnin pacientin.

Gjatë hetimeve shumëvjeçare, Pessier-it iu ndalua të punonte si anestezist dhe u urdhërua të largohej nga Besançon.

Advertisement