Aktualitet
Fredi Beleri, i rrezikshëm e me veprimtari antishqipare të tmerrshme
Prej mesditës, në Gjykatën e Posaçme u zhvillua seanca paraprake për Fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur të Himarës, në akuzë për blerje votash. Avokat Spartak Ngjela ne lidhje me ceshtjen tha se është i bindur se kemi të bëjmë me një çështje penale.
“Do të dënohet patjetër. Është kapur në flagrancë. Nga flagranca nuk ka shpëtim askush me shitblerje votesh. Ka fituar me 20 vota. Është një njeri i rrezikshëm me veprimtari antishqipare të tmerrshme.
Lëri të paguarit që lëshojnë grekët poshtë e përpjetë. Ka blerë vota. Si mund të jetë kryetar bashkie ai. Vetëm injorantët e konsiderojnë kryetar bashkie. Ka marrë fund kjo”, tha Ngjela.
Ndër të tjera, Ngjela shton: Edhe presidenti po të kapet në krim hyn në burg. Është kapur në krim. Çdo njeri që bën krim do të futet në burg.