Aktualitet
‘Frika më e madhe që ai mund të gjendet…’/ Miku i Faton Hajrizit jep deklaratën e fortë
Miku i Faton Hajrizit, Erkin Morina, po vazhdon të thotë se Fatoni është gjallë. Kjo për shkak që ai nuk beson që ai ka vdekur, derisa nuk e sheh k*fomën e tij.
Morina shprehu shqetësimin e tij se miku i tij, mund të kapet i gjallë dhe të ekzekutohet.
“Besoj që Fatoni ende është gjallë dhe është frika më e madhe që ai mund të gjendet dhe të ekzekutohet dhe më pas skenarin e tyre ta bëjnë realitet”, tha ai në Klan Kosova.
Ai thekson se Serbia ka interes që Faton Hajrizin, ta shpallë “t*rrorist”.