Connect with us

Rajon

Frikë nga “njohja” e Putinit? Ministri serb i kërkon Rusisë ndihmë për Kosovën

Serbia duket se është frikësuar nga “njohja” indirekte që presidenti rus, Vladimir Putin, i bëri Kosovës, apo ligjërimi i kartës së OKB-së se popujt mund të vetëvendosin edhe pa pëlqimin e pushtetit qendror të një shteti.

Për këtë arsye, ministri për bashkëpunim ekonomik ndërkombëtar, Nenad Popoviç, u takua në Shën Petersburg, me ministrin e Jashtëm rus, Sergej Lavrov.

Siç thuhet në një njoftim, ministri serb kërkoi nga Rusia, mbështetje të vazhdueshme ndërkombëtare për Serbinë lidhur me çështjen e Kosovës.

Pas deklaratës së Putinit se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë tha shprehimisht se shpallja e pavarësisë nuk shkel ligjet ndërkombëtare, reagoi dhe zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse, për të qetësuar Beogradin.

Maria Zakharova tha se çështja e Kosovës është ekzistenciale për Serbinë, ndërsa hodhi poshtë pavarësinë duke e konsideruar shtetin më të ri të Evropës një “fëmijë të perëndimit” që erdhi nga bombardimet e NATO-s.

Advertisement