Connect with us

Sport

Frikë për tensione/ UEFA jep dritën “jeshile”, ndeshja Serbi-Shqipëri nuk do të luhet në Beograd

Sfida midis Serbisë dhe Shqipërisë nuk do të luhet në Beograd.

Sipas asaj që konfirmon vetë UEFA, ky duel do të spostohet në “Gradski stadion Dubočica”, në qytetin e Leskovacit, po në datën e parashikuar, 11 tetor.

Ishte vetë Federata Serbe e cila kishte kërkuar që ky duel të spostohej nga Beogradi, kjo për shkak të çështjes së sigurisë.

Gjithashtu, pritet që të jepet dhe vendimi sa i përket mungesës së tifozëve në këtë takim, kjo pas sjelljes së turpshme që tifozeria serbe tregoi në duelin kundër Anglisë.

Advertisement