Connect with us

Kronike

Fshehën të miturën në bagazhin e makinës, arrestohen dy kosovarët

Dy shqiptarë të Kosovës janë arrestuar në Morinë pasi kanë tentuar që të fusin ilegalisht një 17-vjeçare në Shqipëri. Mësohet se dy të arrestuarit janë nga 23 vjeç dhe po ndihmonin të miturën nga Prishtina që të kalonte kufirin ilegalisht. të rinjtë e fshehën atë në bagazhin e makinës së tyre BMW. Por nga verifikimet e policisë, rezultoi se e mitura kishte tentuar edhe më parë që të kalonte kufirim dhe të hynte në vendin tonë.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë, në vijim të kontrolleve të bazuara në analizën e riskut, të ushtruara ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata udhëtojnë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, automjetin tip “BMë”, me drejtues shtetasin A. M. dhe pasagjer shtetasin N. K. Gjatë kontrollit të ushtruar në bagazhin e këtij automjeti, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur një shtetase 17 vjeçe, banuese në Prishtinë, e cila dyshohet se po ndihmohej nga këta 2 shtetas, për të kaluar kufirin, në kundërshtim me ligjin. Nga verifikimet ka rezultuar se 17-vjeçarja kishte tentuar edhe më parë të hynte në vendin tonë, por për shkak të moshës, nuk ishte lejuar të hynte e pashoqëruar, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasit A. M. dhe N. K., të dy të moshës 23 vjeç dhe banues në Prishtinë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Advertisement