Aktualitet
“Fshihen si minj nëpër tavolina, s’kanë b***thë”
Analisti Andi Bushati debatoi ashpër me gazetaren Klodiana Lala në emision për hetimet e SPAK-ut. Ndërsa Lala i vlerësoi prokurorët që kanë çuar në gjyq krerët e lartë të politikës, ministra dhe kryebashkiakë, Bushati u shpreh se ata nuk kanë fuqi që të hetojnë denoncimet që ish-zv/kryeministri Ahmetaj ka bërë ndaj qeverisë Rama.
Klodiana Lala: Unë besoj se nuk do të ndryshojë asgjë. Do të vijojë e njëjta histori me ca, siç thotë Bushati, të kapur nga Rama, ca të tjerë në këndvështrimin tim, të pavarur, ca të mbështetur nga amerikanët dhe të tjerë. Kanë hartuar strategjinë për krimin zgjedhor me ekspertë britanikë.
Andi Bushati: Këtë që hapi Klodin duhet ta diskutojmë.
Klodiana Lala: Duke qenë se SPAK ka disa dosje sensitive, kryesisht në politikë, ato na provojnë, se si do të jetë ky vështrimi amerikan. Se prokurorët flasin me prova.
Andi Bushati: Po të flisnin me prova, këta do t’i kishe të Arben Ahmetaj, po këta fshihen poshtë tavolinës për provat.
Klodiana Lala: Ju e keni të palëkundur qëndrimin tuaj, unë kam qëndrimin tim. Arben Ahmetaj me firmën e kujt është në kërkim?
Andi Bushati: E kapin ata.
Klodiana Lala: Ilir Beqja me firmën e kujt është në burg? Sali Berisha me firmën e kujt është i pandehur? Ilir Meta me firmën e kujt është në burg? Duam apo s’duam, ata prokurorë, kanë hedhur ca firma dhe mirë apo keq, i kanë vënë. Lefter Koka, Alqi Bllako, Vangjush Dako janë 17 kryebashkiakë, tani më fal a janë me firmën e prokurorëve apo timen dhe tënden?
Andi Bushati: Ca halabakë që vihen në lëvizje me denoncimet e Idajet Beqirit dhe nuk vihen në lëvizje me denoncimet e një zv.kryeministri.
Klodiana Lala: Unë jam e prirur t’i jap meritën çdokujt dhe secili nga ne ka integritet dhe shtyllën e vet kurrizore.
Andi Bushati: Po s’bën dot gjë. Njerëz të ndershëm ka patur edhe në Kilin e Pinoçetit, sistemi nuk të linte ta ushtroje ndershmërinë.
Klodiana Lala: Nuk mund të them që shoqëria civile është e kapur, gjithë parlamenti është i kapur, por po t’i fusim të gjithë në një thes, vrasim shpresën.
Andi Bushati: Po të pomposh optimizmin vazhdo.
Klodiana Lala: Ju besoni se 150 vetë që punojnë në SPAK janë të kapur?
Andi Bushati: Jo, as media nuk është e kapur. Sistemi është i kapur, Sikur një të ishte në rregull, sot do të ishte në Zvicër te Arben Ahmetaj, po fshihen si minj nëpër tavolina, se s’kanë bythë të kërkojnë të vërtetën, se i shkojnë 7.