Connect with us

Kosova

Fuçi baruti/ Daçiç përplaset me Albin Kurtin

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, në një intervistë për mediumin serb në Kosovë, Kosovo-online, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është faktori kryesor de-stabilitetit, teksa këtë të fundit e ka quajtur “fuqi baruti” që mund të ndezë gjithë rajonin.

“Situata në Kosovë është shumë dramatike dhe tregon se kemi pasur të drejtë gjatë gjithë këtyre viteve kur kemi thënë se Albin Kurti është faktori kryesor i de-stabilitetit, se është një fuçi baruti që mund të ndezë gjithë rajonin” – theksoi Daçiç.

Kryediplomati serb është pyetur edhe për reagimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian pas mbylljes së objekteve të “institucioneve të administruara nga Serbia” në Dragash, Pejë, Istog e Klinë dhe ndalimit të përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

“Nëse do të jenë efektive varet vetëm nëse Kurti do t’i dëgjojë kundërshtimet e perendimorëve. Nga praktika e kaluar kemi pasur shembuj se ai absolutisht nuk reagon ndaj presioneve që vijnë nga jashtë, sepse beson se ka mbështetjen e disa vendeve, në radhë të parë të Gjermanisë”, potencoi Dacic

Po ashtu ai ka theksuar se Serbia do të kërkojë një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për t’i informuar për situatën në Kosovë, si dhe ka potencuar se Serbia e udhëhequr nga presidenti Vucic do bëjë të gjitha përpjekjet diplomatike “për të qetësuar situatën në Kosovë” dhe për të vazhduar dialogun.

“Ne jemi të përkushtuar për paqe dhe dialog, por sigurisht që nuk do të lejojmë shkeljen e të drejtave themelore të njeriut të popullit serb në Kosovë” – u shpreh Ministri i Jashtem serb.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian janë shprehur të shqetësuara pas veprimeve të autoriteteve të Kosovës dhe kanë bërë thirrje që të rishqyrtohet vendimi i autoriteteve financiare për ndalimin e përdorimit të dinarit.

Advertisement