Connect with us

Aktualitet

Fuga për takimin e Ramës në Athinë: U tregoi grekëve se kemi “kalin” tonë në Greqi

Akademiku Artan Fuga komentoi takimin e kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Athinë si dhe dinamikat që mund të sjellë në sistemin politik shqiptar mundësimi i votës së Diasporës.

Fuga tha se nëse në Kodin Zgjedhor mundësohet vota e Diasporës, atëherë fati i shumicës politike që do të qeverisë vendin, do të varet më së shumti nga fluksi i mendimeve që kanë emigrantët shqiptarë të cilët jetojnë jashtë vendit.

“Do ketë mitingje elektorale edhe jashtë territorit të Shqipërisë. Kjo nënkuptohet për arsye se vendet e BE janë demokratike dhe çdo grupim politik mund të organizojë një miting dhe çdo politikan i një vendi mund të shkojë. Ne do kemi që me votën e emigrantëve, shumë fate të Shqipërisë nga pikëpamja e politikës, do vendosen nga jashtë Shqipërisë. Do të thotë se do të varet shumë nga një fluks opinionesh jashtë Shqipërisë.

E ka edhe Franca e vende të tjera por nuk është njësoj sepse Shqipëria ka më shumë se gjysmën e popullsisë jashtë vendit. Po hyjmë në një epokë ku fatet e Shqipërisë nga pikëpamja zgjedhore dhe ndërtimi i qeverisë, do varet kryesisht nga jashtë vendit. Këta votues do të kenë interesa në çfarë raportesh është partia që kandidon në Shqipëri me vendin ku ata jetojnë”- tha Fuga.

Advertisement