Connect with us

Aktualitet

Fundjava rrit fluksin e qytetarëve të Kosovës drejt vendit tonë

Sezoni veror ka nisur, kështu që edhe qytetarët e Kosovës kanë vendosur që fundjavën ta kalojnë në Shqipëri. Rrjedhimisht në pikën kufitare të Morinës, është shtuar fluksi i hyrjeve dhe daljeve.

Burimet e policisë kufitare bëjnë të ditur se gjatë kësaj fundjavë më shume se 16 mijë qytetarë dhe 9200 automjete kaluan kufirin nga Kosova drejt Shqipërisë. Në pikën kufitare të Morinës prej 1 qershorit të këtij viti po zbatohet procedura e kalimit pa kontrolle në kufi, e cila vjen si pasojë e një marrëveshje ndërqeveritare, e nënshkruar vitin e shkuar.

Advertisement