Connect with us

Politike

Fuqia e SPAK në vend? Shehi: Nuk mund të zëvendësojë politikën, por mund…

Dashamir Shehi, kreu i LZHK-së, duke folur tha se politikën gjithë këtë vit e ka dominuar fakti se politikanët po përballen me SPAK.

Shehi tha se tashmë skandali zë skandalin, ndërsa korrupsioni është bërë endemik.

“Sensibiliteti i qytetarëve ka rënë, nuk po reagojnë ndaj të keqes. Nëse fiton Edi Rama edhe mandatin e 4-t do të përfundojmë si Republikat sovjetike që qeveris një person dhe qeveris me një grup oligarkësh. Qëllimi i vetëm është të rrëzojmë qeverinë dhe jo të votojmë ata që duan të mbrojnë territoret e veta brenda opozitës”, tha Shehi.

Ai u shpreh se SPAK ka luajtur një rol absolut dhe po luan një rol absolut.

 

 

“Më kujtohen vitet ’90, kur anti-mafia revulocianizoi gjithë skenën politike italiane. Politikën nuk mund ta zëvendësojnë prokurorët, por që të pastrojnë politikën, absolutisht që luajnë”, tha Shehi.

Ai tha se politika nuk ka pse çoroditet nga SPAK, çoroditen vetëm ata që kanë probleme me SPAK. Shehi tha se politika në Shqipëri nuk është vetëm me hajdutë, pasi ka plot të rinj, djem e vajza, që nuk janë të korruptuar. “Kjo teoria që të gjithë janë hajdutë i shërbejnë vetëm atyre që kanë qeverisur këtë vend”, tha Shehi.

Advertisement