Aktualitet
Furtunë në Kukës / Pezullohen 22 efektivë të policisë, vodhën paratë…
Plot 22 efektivë të policisë janë pezulluar nga detyra ndërsa Prokuroria e Kukësit ka dhënë masat e arrestit ndaj tyre, pasi dyshohet se janë përfshirë në vjedhjen e të ardhurave nga gjobat e vendosura gjatë verës në rrugën e “Kombit”.
Ndaj një pjese të policëve është dhënë masa “arrest në shtëpi” ndërsa të tjerët janë lënë në “detyrim paraqitje”.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore thotë se duke keqpërdorur aksesin në sistemer dhe databazat e Policisë së Shtetit, punonjësit e policisë në terren, konstatonin shkeljen, administronin shumën monetare duke i dhënë drejtuesit të mjetit procesverbalin përkatës dhe në vijim nuk kryenin arkëtimet dhe nuk bënin pasqyrimet përkatëse në sistem, me qëllim përvetësimin në mënyrë të paligjshme të vlerave monetare nga gjobat administrative, në shumën prej 2.200.000 lekë
“Në kuadër të operacionit të koduar “Targa e huaj”, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zbatuar Urdhërin e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, ndaj 22 punonjësve të policisë, të dyshuar për veprat penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “Shpërdorim detyre”.
Nga hetimet disa mujore me metoda speciale nën drejtimin e Prokurorisë, u bë e mundur dokumentimi me prova ligjore i abuzimit të punonjësve të policisë së qarkullimin rrugor, në rastet e konstatimit të shkeljeve nga ana e drejtuesve të mjeteve me targa të huaja.
Duke keqpërdorur aksesin në sistemer dhe databazat e Policisë së Shtetit, punonjësit e policisë në terren, konstatonin shkeljen, administronin shumën monetare duke i dhënë drejtuesit të mjetit procesverbalin përkatës dhe në vijim nuk kryenin arkëtimet dhe nuk bënin pasqyrimet përkatëse në sistem, me qëllim përvetësimin në mënyrë të paligjshme të vlerave monetare nga gjobat administrative, në shumën prej 2.200.000 lekë”, njofton AMP.
Njoftimi i Prokurorisë:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës kërkoi masa sigurimi “Arrest në burg”, ‘Arrest në shtëpi’, ‘Pezullim nga detyra’dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për22 punonjës të Policisë së Shtetit, Seksioni i Qarkullimit Rrugor në autostradën Milot-Morinë nën akuzë për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, të parashikuara nga nenet 248 dhe 135 të Kodit Penal.
Më datë 07.03.2024, 24.01.2024 dhe 26.01.2024, oficerët e Policise Gjyqësore pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, referuan në prokurori veprimtari të kundraligjshme të kryera nga punonjës të Policisë së Shtetit, Seksioni për Sigurinë e Autostradave Milot-Morinë. Për fillimin e veprimeve procedurale hetimore shërbeu një informacion që Shefi i Seksionit të kësaj Njësie, i dërgoi Drejtorisë së Qarkullimit Rrugor dhe Sektorit të Financës në Aparatin e DPPSH për verifikimin e pagesës për disa automjete me targa të huaja, që ishin ndëshkuar për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor dhe në sistemin E-Gjaba për periudhën 01.01.2023 deri në 31.12.2023 dhe rezultonin debitorë.
Gjobat e vendosuara për automjetet me targa të huaja, ishin vjelur në vend nga agjentët verifikues dhe shumat e parave nuk ishin arkëtuar, duke hedhur dyshime të arsyeshme të përvetësimit të tyre nga punonjësit e policisë që i kishin vendosur ato gjoba.
Gjobat e pa arkëtuara të vendosura për automjetet me targa të huaja nga agjentët verifikues të Njësisë së Sigurisë së Autostradave Milot-Morinë për periudhën 01.01.2023 deri në datë 31.12.2023 ishin në vlerën 1,279,000 lekë, që me kamatë vonesat e përllogaritur me 60%, shuma shkon në total rreth 2,123,140 lekë. Kjo shumë e pa arkëtuar për 160 gjoba në total dyshohet se u përvetësua nga punonjësit e Njësisë së Sigurimit të Autostradave Milot-Morinë.
Sa më sipër, më datë 17.09.2024, prokurori i çështjes paraqiti kërkesën për caktimin e masave të sigurimit dhe ndaluese për personat e hetuar, konkretisht për 22 persona nën hetim për të cilët u vendos:
1. Të caktohen masat e sigurimit “Arrest në shtëpi” dhe ‘Pezullimi i ushtrimit të detyrës’ ndaj Inspektor A. B. me detyrë turp shërbimi, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot – Morinë, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;
2. Të caktohen masat e sigurimit “Arrest në burg” dhe “Pezullimi i ushtrimit të detyrës” ndaj Inspektor B. S., me detyrë trupë shërbimi, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot-Morinë, i dyshuar për veprën penale, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;
3. Të caktohet masa e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Inspektor B.C., me detyrë trupëshërbimi, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot-Morinë, i dyshuar per veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;
4. Të caktohet masa e sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Inspektor F.A., me detyrë trupë shërbimi, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot-Morinë, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;
5. Të caktohet masa e sigurimit “Arrest në burg” dhe “Pezullimi i ushtrimit të detyrës” ndaj Inspektor G. Gj. me detyrë trupë shërbimi, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot-Morinë, i dyshuar per veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;
6. Të caktohen masat e sigurimit “Arrest në shtëpi” dhe “Pezullimi i ushtrimit të detyrës” ndaj Inspektor G. K., me detyrë trupë shërbimi, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot-Morinë, i dyshuar per veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;
7. Të caktohet masa e sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Inspektor Gj. L. me detyrë trup shërbimi, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot – Morinë, i dyshuar per veprën penale, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;
8. Të caktohet masa e sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Inspektor Gj.T., me detyrë trupë shërbimi, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot-Morinë, i dyshuar për veprën penale, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;
9.Të caktohen masat e sigurimit “Arrest në shtëpi” dhe “Pezullimi i ushtrimit të detyrës” ndaj Inspektor K.G., me detyrë trupë shërbimi, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurine Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot-Morinë, i dyshuar per veprën penale, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;
10.Të caktohet masa e sigurimit “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Inspektor Z.A. me detyrë ish-trupë shërbimi, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot-Morinë. Aktualisht Oficer i Patrullës së Përgjithshme, trupë shërbimi në Seksionin e Rendit në Kom. Policisë Kukës, në DVP Kukës, i dyshuar per veprën penale, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;
11. Të caktohet masa e sigurimit “Arrest në burg” ndaj Inspektor A.H. me detyrë ish-trupë shërbimi, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot-Morinë. Aktualisht Oficer i Patrullës së Përgjithshme, trupë shërbimi në Seksionin e Rendit në Kom. Pol. Kukës, i dyshuar per veprën penale, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;
12.Të caktohen masat e sigurimit “Arrest në shtëpi” dhe “Pezullimi i ushtrimit të detyrës” ndaj Inspektor M. B. ish trupë shërbimi, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot-Morinë.Aktualisht trupë shërbimi trafiku urban dhe interurban në Seksionin e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Lezhë;
13. Të caktohet masa e sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “ndalimi për t’u larguar jashtë vendit” ndaj N/Komisar A.P. me detyrë Specialist Shërbimi, OPGJ, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot-Morinë.Aktualisht Specialist Shërbimi Përgjegjës Turni në Seksionin e Parandalimit dhe Sigurisë në Trafikun Urban në Kom. Pol. Rrugore Tiranë;
14. Të caktohen masat e sigurimit “Arrest në burg” dhe “Pezullimi i ushtrimit të detyrës” ndaj N/Komisar K.M. me detyrë ish-Specialist Shërbimi, OPGJ, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot- Morinë. Aktualisht Specialist Urban dhe Interurban në DVP. Shkodër, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 135 dhe 248 të Kodit Penal;
15. Të caktohen masat e sigurimit “Arrest në burg” dhe “Pezullimi i ushtrimit të detyrës” ndaj Inspektor N. P me detyrë ish-trupë shërbimi, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot-Morinë. Aktualish me detyrë Trupë Shërbimi për Trafikun Urban dhe Interurban në Seksionin e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP. Lezhë, i dyshuar per veprën penale, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;
16. Të caktohet masa e sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Inspektor I. P. me detyrë ish-trupë shërbimi, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot-Morinë.Aktualisht kryen detyrën Trupë Shërbimi Operacional (F. P) shqiponja/motorrist: Seksioni i Patrullës së Përgjithshme dhe F.P. Shqiponja në DVP. Kukës, i dyshuar per veprën penale, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;
17.Të caktohet masa e sigurimit “detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “ndalimi për tu larguar jashtëvendit”, ndaj N/komisar Sh.Gj. ish-Specialist Shërbimi O. P.GJ, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave. Aktualisht Specialist Urban dhe Interurban në DVP Kukës, i dyshuar për veprën penale te parashikuar nga neni 248 te Kodit Penal;
18. Të caktohen masat e sigurimit “Arrest në burg” dhe“Pezullimiiushtrimittëdetyrës” ndaj Inspektor A.S. me detyrë ish-trupë shërbimi dhe Informacioni, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave. Aktualisht kryen detyrën Trupë Shërbimi tek Grupi i Paisjeve Speciale në Seksionin Operacional për Sigurinë Rrugore, i dyshuar per veprën penale, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”’;
19. Të caktohet masa e sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj F.Xh. aktualisht i liruar nga strukturat e policisë së shtetit, në vitin 2021 ka ushtruar detyrën e trupës së sherbimit në njësinë e sigurisë së autostradave Milot-Morinë, për veprën penale, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;
20. Të caktohet masa e sigurimit personale shtrenguese “detyrimi per tu paraqitur ne policine gjyqesore” dhe “ndalimi per tu larguar jashte vendit”, ndaj G.D., punonjës policie, me detyrë aktual Shef i Seksionit të trafikut urban dhe interurban pranë Sektorit të Policisë Rrugore në D.V.P Elbasan, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;
21.Të caktohet masa e sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “ndalimi për t’u larguar jashtë vendit”, ndaj A.N, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal; dhe
22. Të caktohet masa e sigurimit “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, ndaj A. T., dyshuar per veprën penale, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, parashikuar nga neni 135 i Kodit Penal.