Bota
Futbollisti i njohur i përfshirë në vrasjen e motrës? Nëna lëshon akuza të forta
Paola Salcedo, u qëllua për vdekje në Huixquilucan, në Meksikë. Motra e futbollistit të njohur, Carlos Salcedo, thuhet se është sulmuar nga dy kriminelë pasi ka ndjekur një shfaqje cirku me djalin e saj.
Prokuroria e Përgjithshme ka arrestuar dy vrasësit e dyshuar të vajzës 29-vjeçare. Në deklaratat e tyre të para në Gjykatën e Tialnepantla-s, ata dyshohet se kanë tentuar të grabisin prezantuesen dhe modelen e njohur, pasi kanë theksuar se e reja ishte e veshur mirë dhe drejtonte një makinë të shtrenjtë, ndaj ata kërkonin paratë e nevojshme për të blerë drogë.
Familja nuk e beson këtë version dhe akuzon hapur ish-lojtarin e Fiorentinës (tani në Cruz Azul), duke besuar se ai është organizatori i krimit.
Nëna, María Isabel Hernández Navarrón, shkroi në Instagram: