Connect with us

Bota

Futbollisti përdhunon të miturin/ Vizatimi që e tradhëtoi

GREQI- Një histori tragjike nga Agrinio ka dalë në dritë orët e fundit dhe ka të bëjë me një rast të përdhunimi të një djali 4-vjeçar nga një  28-vjeçar dhe madje me “kurrizin” e nënës së këtij të fundit. Protothema shkruan se  sipas informacioneve të deritanishme, futbollisti i tretë i Kombëtares, në kohën kur akuzohet se ka ngacmuar fëmijën katër vjeç, ka qenë ushtar në një zonë aty pranë dhe e ka vizituar shpesh nënën e tij në shtëpinë e të miturit, ku ajo punonte si dado.

Por kur 52-vjeçarja zbuloi veprimet e urryera të djalit të saj, jo vetëm i mbuloi ato, por e lejoi atë të vazhdonte ti kryente. Prindërit e katërvjeçarit dyshuan se diçka nuk shkonte kur vunë re një ndryshim në sjelljen e tij, por edhe kur panë disa nga vizatimet e tij. Më pas, ata iu drejtuan një specialisti, i cili e kuptoi shumë shpejt se çfarë kishte ndodhur.

Ka qenë vera e vitit 2021 kur babai i fëmijës ka denoncuar në Drejtorinë e Sigurimit të Agrinit 52-vjeçaren e atëhershme dhe djalin e saj për abuzime me djalin e tij katërvjeçar. Gruaja ishte kujdestarja e fëmijës dhe për këtë arsye djali i saj kishte akses të lehtë me djalin e vogël. Kujtohet se informacioni mbi faktet tashmë është bërë publik nga Policia greke dhe ka të bëjë me Dimitris Kravaritis, futbollist i Kombëtares së Tretë, i cili është proceduar për akte seksuale ndaj një të mituri.

Advertisement